Neurologjia

Sëmundjet neurologjike

600 është numri i sëmundjeve neurologjike, të cilat të pa trajtuara, shkaktojnë pasoja të rënda mbi shëndetin.

Eksperienca shumë vjeçare

Eksperienca ndihmon në përcaktimin e saktë të diagnozës dhe është thelbësore për vendimet mbi trajtimin adekuat.

Bashkëpunim me fizioterapistë

Eksperienca ndihmon në përcaktimin e saktë të diagnozës dhe është thelbësore për vendimet mbi trajtimin adekuat.

Vizita klinike neurologjike është e mirë strukturuar duke nisur nga bashkëbisedimi me mjekun, ku pacienti ka mundësi të shprehë gjithë shqetësimet dhe simptomat e tij. Kjo pasohet me ekzaminimin fizik të pacientit ku vëmendje të veçantë i kushtohet vlerësimit te sistemit nervor.

Në rast nevoje, për përcaktimin e diagnozës, vizita klinike mund të shoqërohet me teste imazherike ose laboratorike të cilat ndihmojnë në vendosjen përfundimtare të diagnozës dhe më pas në përcaktimin e trajtimit.

Në përfundim të vizitës klinike, pacienti do të marrë dhe rekomandimet e nevojshme për stilin e jetesës dhe rekomandime në rast nevoje për rehabilitim psikomotorr.

Specialistët tanë punojnë me teknologji bashkëkohore për të përcaktuar diagnozën e saktë të çrregullimeve neurologjike. Eksperienca e pasur e ekipit të neurologjisë, e kombinuar me testet e shpejta të laboratorit, siguron një shërbim cilësor.

Testet neurofziologjike përfshijnë:

  • Elektroencefalogram (EEG)
  • EEG rutinë
  • EEG e zgjatur
  • Elektromiografia (EMG)
  • Elektroneurografia (ENG)

MIA Clinic bashkëpunon me terapistë me eksperiencë të gjatë në fushën e neuro-rehabilitimit, duke siguruar përdorimin e teknologjisë dhe teknikat më të fundit të trajtimit. Ekipi neurologjik i rehabilitimit përbëhet nga stafi neurologjik i infermiereve, fizioterapistëve, specialistëve logoped, psikologve dhe nutricienëve.

Terapistët trajtojnë çrregullime neurologjike si:

  • Dëmtime të palcës kurrizore
  • Goditje në tru
  • Skleroza multiple
  • Sëmundja e Parkinsonit
  • Dëmtimet e kokës
  • Sindroma Guillian-Barre
  • Probleme të ekuilibrit
  • Çrregullime të nervave periferike

Duke eliminuar frikën dhe dyshimet, procesi i trajtimit bëhet më i thjeshtë!

Një korrigjim sado i vogël në diagnostikim ose në skemën e trajtimit, mund të ndikojë në ecurinë e sëmundjes dhe cilësinë e jetës tuaj. Opinioni nga një mjek i dytë ka një vlerë terapeutike për pacientët, pasi i bën të jenë të hapur ndaj çdo mundësie.

Për pacientët në pamundësi fizike të paraqiten në konsultat tona, MIA Clinic mundëson vlerësimin neurologjik në banes me staf të kualifikuar.

Stafi neurologjik do të kryejë vlerësimin e nevojshëm në banesë dhe më pas do të jap rekomandimet për në vazhdimësi.

Vlerësimi neurologjik në banesë mund të bëhet duke kontaktuar paraprakisht me koordinatorin e MIA Clinic.

Përkujdesja për personat me çrregullime neurologjike shpesh bëhet nga personat me të afërm të familjes. Në rastet e çrregullimeve të rënda konjitive, mbështetja e familjes është faktori kryesor që ndikon në suksesin e trajtimit.

Ndaj, këshillimi i familjarëve dhe njohja e tyre me sëmundjen dhe zhvillimin e saj në kohë, me pasojat e saj dhe trajtimin është shumë e rëndësishme për t’i mundësuar atyre përkushtimin maksimal ndaj të dashurve të tyre.

Është shumë mirë të jesh afër njerëzve të tu të dashur, por duke kuptuar situatën e tyre shëndetësore keni mundësi t’u përmirësoni cilësinë e jetës.