MIA Estetika
Kujdes dhe komoditet
Qëllimi ynë është që të arrini pamjen tuaj më të mirë fizike me trajtime të avancuara dhe efektive. I gjithë procesi, që nga caktimi i takimit, kryerja e trajtimit dhe ndjekja në vazhdim kryhen në mënyrë të tillë që t’ju krijojnë sa më shumë komoditet dhe kënaqësi nga shërbimi.
Efekt i dukshëm dhe natyral
Fokusi ynë primar janë trajtimet e mjekësisë estetike mini-invazive me procedura dhe produkte të sigurta. Kjo në funksion të parandalimit të shenjave të parakoshme të moshës dhe arritjes shëndetshëm në rezultatin e dëshiruar.
Edukim i vazhdueshëm i stafit
Jemi të angazhuar vazhdimisht për pjesëmarrje në trajnimet ndërkombëtare më të rëndësishme të mjekësisë estetike , për të sjellë trajtimet më të reja dhe efektive për klientët tanë.
Trajtimi me Dermapen 4 është një standard i ri i trajtimit microneedling me një diferencë të madhe në rezultatet e trajtimit në krahësim me trajtimet e tjera microneedling. Trajtimi me Dermapen 4 stimulon prodhimin e kolagjenit dhe elastinës në brendësi të lëkurës duke parandaluar dhe trajtuar shenjat e parakohshme të moshës në mënyrë natyrale dhe duke përmirësuar dukshme pamjen e lëkurës.
Indikacionet:
- Rrudhat fine – rekomandohet 4 seanca nga 30 minuta, çdo 6 javë.
- Akne – 4-6 seanca nga 10-20 minuta, çdo 2-4 javë.
- Shenjat pas akneve, djegieve etj. – 4-5 seanca nga 20 minuta, çdo 6 javë.
- Celulit – 5-8 seanca nga 60 minuta, çdo 6 javë.
- Strije – 4-6 seanca nga 60 minuta, çdo 6 javë.
- Pigmentim – 3-6 seanca nga 10-20 minuta, çdo 2-4 javë.
- Pore të zmadhuara – 4 seanca nga 20 minuta, çdo 5 javë.
Efektet janë të dukeshme që pas seancës së parë duke e lënë lëkurën tuaj të rigjeneruar dhe më të freskët.
Çmimi Dermapen: 130 Eur
Çmimi Dermapen + PRP: 150 Eur
Trajtim i rrudhave të ballit dhe rreth syve. Për një efekt anti-rrudhë të menjëhershëm që zgjat.
Çmimi Full Botox: 200 Eur
Çmimi Baby Botox: 100 Eur
Mbushje me acid hialuronik e rrudhave nazolabiale duke ruajtur buzëqeshjen tuaj natyrale.
Çmimi: 250 Eur
Teknikë për injektimin e vitaminave, enzimave, mineralve dhe acidit hialuronik për një efekt anti-aging.
Çmimi: 90 Eur
Aplikim i një solucioni kimik për eksfolim të lëkurës me efekt reduktimin e rrudhave, njollave nga dielli, shenjave në lëkurë.
Çmimi: 50 Eur
Shtim i volumit dhe rimodelim i mollëzave me acid hialuronik.
Çmimi: 200-400 Eur
Rimodelim i nofullës me acid hialuronik.
Çmimi: 260- 500 Eur
Rimodelim i mjekrës me acid hialuronik.
Çmimi: 200 Eur