Maksim Basho

Mjek imazherist

Bio

Dr. Maksi është mjek imazherist me një eksperiencë pune klinike 20 vjeçare. Ai mendon se një proces i mirë i vlerësimit të pacientit dhe diagnostikimit të hershëm janë thelbësore në uljen e sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë te pacientët me sëmundje të rënda, e për këtë imazheria zë një vend të pazëvendësueshëm.

Dr. Maksi thekson se me zhvillimin e teknologjisë, teknikat imazherike janë modernizuar dhe perfeksionuar duke ndihmuar imazheristin në punën e përditshme, por ndërthurja e tyre me njohuritë klinike dhe aftësinë për vlerësimin e pacientit jo thjesht si diagnozë por si një njeri me një sëmundje të caktuar, e bëjnë rolin e mjekut imazherist themelor qoftë në diagnostikim apo në ndjekjen e pacientëve.

“Krijimi i një marrëdhënieje besimi me pacientët dhe familjarët e tyre, të dëgjuarit e çdo ankese dhe të paturit në vëmendje cilësinë e jetës së pacientit janë disa nga hapat që nuk duhet t’i anashkalojë mjeku imazherist për të patur një rezultat të kënaqshëm drejt shërimit.”

Eksperiencë dhe edukim në vazhdim:

    • Pedagog pranë Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike Tiranë.

    • Shef i Repartit të Imazherisë të Spitalit të Ri.

      • Anëtar i Kryesisë së Urdhrit të Mjekut të Qarkut Tiranë me votim nga Asambleja e Urdhrit të Mjekut.

    • Anëtar në të gjitha grupet qendrore të ngritura nga Drejtoria QSUT.

    • Doktor i Shkencave me temë: “Vlerësimi Imazherik bashkëkohor i Ekinokokozës së Heparit”.

    • Numëron disa dhjetëra botime në revista të huaja dhe të vendit mbi imazherinë dhe çështje të lidhura me të, jo vetëm me moshat e rritura por ka punime shkencore edhe mbi imazherinë në moshat fëminore.

    • Specializuar për Rentgendiagnostikën e Sëmundjeve të Gjirit në Itali.
     
    • Organizator i aktiviteteve shkencore dhe konferencave me Shoqatën e Imazherisë Shqipëtare.

    • Ka kryer specializimin pasuniversitar për Imazheri në Qëndrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

    • Diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Tiranës si Mjek i Përgjithshëm.