Klinika e Onkologjisë
Sëmundjet tumorale
janë në rritje në dekadat e fundit. Rreth 30-50% e rasteve me kancer mund të parandalohen ose të kurohen nëse diagnostikohen herët.
Trajtim i personalizuar
orientohet drejt përshtatjes ndaj tipareve biologjike të tumorit, shtrirjes së sëmundjes dhe gjendjes së përgjithshme të pacientit.
Qasje holistike
e mbështetje shumë planëshe për ju dhe të afërmit tuaj me ofrimin e këshillimit dhe suportit psikologjik.
Konsulta onkologjike shërben për përcaktimin e diagnozës dhe skemës së trajtimit.
Si do ta përcaktojmë skemën e trajtimit?
Kjo do të bazohet në
- Veçoritë klinike të sëmundjes
- Testet molekulare dhe gjenetike
- Sëmundje shoqëruese
- Gjendjen tuaj të përgjithshme fizike dhe emocionale
me qëllim përzgjedhjen e skemës së trajtimit më sa më shumë rezultat në efektin kurues dhe sa më pak efekte të padëshiruara.
Duke eliminuar frikën dhe dyshimet, procesi i trajtimit bëhet më i thjeshtë!
1 në 4 pacientë me sëmundje tumorale mund të ketë ndryshim në diagnozë në një opinion të dytë. Kur diagnoza nuk është e saktë, rrjedhimisht as trajtimi nuk mund të jetë.
Një korrigjim sado i vogël në diagnostikim ose në skemën e trajtimit, mund të ndikojë në ecurinë e sëmundjes dhe cilësinë e jetës tuaj.
Opinioni nga një mjek i dytë ka një vlerë terapeutike për pacientët, pasi i bën të jenë të hapur ndaj çdo mundësie.
Diagnostikimi i kancerit kryhet me anë të:
- Ekzaminimit fizik
- Analizave laboratorike
- Ekzaminimive imazherike
- Biopsia
Qëllimi kryesor i kontrolleve periodike është për të monituruar ecurinë e trajtimit dhe identifikuar në kohë një rikthim të mundshëm të sëmundjes.
Çdo lloj kanceri ka planin e vet të monitorimit që mund të zgjasë me muaj ose shumë vite.
Kontrollet periodike gjithashtu shërbejnë për identifikimin dhe lehtësimin e efekteve anësore të trajtimit për kancer.
Llojet e trajtimit të cilat mund të aplikohen në varësi të llojit të kancerit janë:
- Kimioterapia
- Terapitë e targetuara
- Imunoterapi
Analiza gjenetike për përcaktimin e riskut për kancer si dhe analiza molekulare dhe gjenetike në materialin bioptik. Gjithashtu, në MIA Clinic mund të kryeni biopsitë likuide dhe matjen e qelizave tumorale qarkulluese.
Ju mund të ndjeheni të mërzitur, të hidhëruar, pa gjumë, pa energji për të filluar ditën e re, më mendime të shumta negative në kokë madje duke menduar edhe për vdekjen.
Këshillimi psikologjik është ajo çka ju duhet dhe ne rast nevoje, trajtimi me barna për anën tuaj emocionale.
Në MIA Clinic ju mbështesim me shërbimin e Psiko-onkologjisë, për të përmirësuar gjendjen tuaj emocionale dhe ndihmuar organizmin tuaj të luftojë më natyrshëm me sëmundjen.