Shëndeti mendor
Çfarë përfshin?
Përfshin aspektin tonë emocional, psikologjik dhe mirëqenien tonë sociale. Ai përcakton si ne përballemi me stresin, si sillemi me të tjerët dhe si marrim vendimet në jetën e përditshme.
Specialistë të dedikuar
Jemi të angazhuar për të siguruar trajtimin dhe mbështetjen më të mirë, duke ju ndihmuar të kapërceni problemet tuaja të shëndetit mendor që mund t’ju shkaktojnë humbjen e mirëqenies së përditshme në shoqëri, në punë apo familje.
Vlerësim për çdo moshë
Proces vlerësimi nga një ekip specialistësh, ku analizohet me detaje zhvillimi psikomotor dhe më gjerë. Ne ndihmojmë fëmijët dhe të rinjtë të arrijnë sukses në jetën e tyre duke ndihmuar në rritjen e aftësisë së tyre përshtatëse përgjatë etapave të rritjes.
Ky proces vlerësimi kryhet nga një ekip specialistësh, ku analizohet me detaje zhvillimi (tërë aspektet e zhvillimit psikomotor dhe të atij global), shkaqet psikologjike, biologjike, mjekësore e sociale që mund të kenë kontribuar në shfaqjen dhe mbajtjen e shqetësimit psikologjik.
Vlerësimi nga psikiatri ndodh së bashku me prindërit dhe fëmijët, çka e bën atë një proces bashkëpunimi, që çon shëndetshëm drejt zgjidhjes së shqetësimit.
Kjo konsultë vlen për të gjithë ata që hasin probleme emocionale, të sjelljes apo të zhvillimit.
Konsulta është një proces vlerësimi që analizon me detaje elementet e statusit mendor të fëmijës apo adoleshentit, duke identifikuar shkaqet psikologjike, biologjike, mjekësore e sociale që mund të kenë kontribuar në shfaqjen dhe mbajtjen e shqetësimit psikologjik.
Vlerësimi nga psikiatri ndodh së bashku me prindërit dhe fëmijët, çka e bën atë një proces bashkëpunimi, që çon shëndetshëm drejt zgjidhjes së shqetësimit.
Vlerësim psikiatrik për të gjithë ata pacientë që paraqesin një problematikë neurologjike (konstatuar nga neurologu) dhe që kanë simptoma bashkëshoqëruese të shëndetit mendor ose psiko-emocionale.
Te MIA clinic, ju së bashku me mjekët tanë do të keni mundësi të analizoni streset e problemet e çdo gjendjeje mjekësore apo psikiatrike të mëparshme dhe të gjeni zgjidhje optimale të shqetësimit tuaj.
- Ndjeni vështirësi me përqendrimin dhe përballjen në situata sociale.
- Ndiheni shumë të shqetësuar për fëmijën tuaj.
- Keni probleme me vetëbesimin apo shpesh e gjeni veten me mendime mbi pamjen tuaj që ju bëjnë të ndiheni të shqetësuar.
- Ndjeni ankth apo panik
- Ndjeni hidhërim e trishtim
- Keni ndjesi të çuditshme (dëgjon zëra, sheh figura që të tjerët nuk i dëgjojnë e shohin)
- Keni mendime për të dëmtuar veten
- Ndjeheni pa shpresë e në merak të vazhdueshëm
- Ju duket se asgjë nuk po ecën mirë (jeni në ankth për të ardhmen)
- Keni humbur interesin në aktivitete që dikur i shijonit
- Keni humbur oreksin ose është shtuar pa kuptuar
- Ju flihet shumë ose nuk mund të flini aspak
- Përjetoni luatje humori gjatë ditës
- Sapo jeni bërë nënë dhe e gjeni veten me mendime shqetësuese që ju bëjnë të ndiheni të padobishëm.
Këto janë ndjesi që miliona njerëz i përjetojnë në gjithë botën – nuk jeni të vetëm. Fakti që jeni duke lexuar mbi shqetësimet tuaja, tregon se jeni duke kërkuar ndihmë për veten apo fëmijën tuaj.