Alergologjia

Fëmijët

Shumë nga alergjitë te fëmijët lidhen me qumështin, vezën dhe ushqime të tjera më pak të zakonshme. Alergjitë ushqimore shpesh shfaqen në formën e ekzemave, të cilat e demtojnë lëkurën dhe rrisin rrezikun për infeksione të mëtejshme. Në MIA Clinic ne e kuptojmë rëndësinë e ndërhyrjes në rastin më të parë.

Adoleshentet

Ndërsa fëmijët rriten në adoleshencë, problemet e rrugëve të frymëmarrjes mund të bëhen më të dukshme dhe shqetësuese, deri në paralajmërimin e një astme. Çka mund të pasohet me simptoma të tjera shqetësuese të alergjisë. Përveç ndikimit të dukshëm në cilësinë e jetës, arritjet në shkollë mund të ndikohen negativisht. Në MIA Clinic ndalimi i këtij “vërshimi alergjik” është prioritet kyç.

Te rriturit

Alergjitë e vazhdueshme të ushqimit mund të shkaktojnë reaksione gjithnjë e më të ashpra, disa prej tyre madje kërcënuese për jetën, si anafilaksia. Specialistët në MIA Clinic mund të diagnostikojnë rastet më të thjeshta dhe ato raste të paqarta të mbartura në kohë, që jo rrallë janë edhe burim i ankthit dhe stresit.

– Alergjite sezonale
– Alergjite e perhershme
– Alergjite nga barnat
– Alergjite ushqimore
– Astma
– Ekzema
– Urtikarie
– Dermatiti i kontaktit
– Anafilaksia

Për arsye se shumë sëmundje alergologjike mund të ngjasojnë me simptoma të crregullimeve të tjera, kryesisht atyre të intolerancave ushqimore, është e rëndësishme të kërkohet një opinion i dytë për t’u sigurar dhe informuar më shumë mbi situatën tuaj shëndetësore.

Opinioni i dytë në lidhje me diagnostikimin dhe planin e trajtimit të sëmundjes, do ju mundësoj të bëni një zgjedhje të mirë informuar.

Ndjekja në vazhdim kryhet që të përditësoheni me situatën dhe ecurinë e sëmundjes tuaj.

Ndjekja e çdo pacienti është po aq e rëndësishme sa çdo hap tjetër i vlerësimit të sëmundjes.

Krijoni një axhendë takimesh me mjekun tuaj në MIA. Kjo rutinë do ju ndihmojë të jeni të informuar mbi situatën tuaj të sëmundjes dhe çdo risi në lidhje me të.

Qasja jonë kryesore është t’ju këshillojmë për masat parandaluese dhe për opsionet e terapisë imunologjike. Në këtë mënyrë ju ndihmojmë të menaxhoni alergjitë dhe astmen. Trajtimet tona efektive ju ndihmojnë të menaxhoni dhe në disa raste edhe të largoni problemet tuaja me alergjinë.