Gastro-hepatologjia
Qëllimi ynë
Qëllimi i MIA Clinic është të përmirësojë shëndetin tuaj digjestiv. Ne besojmë se takimi me gastroenterologun është hapi i parë drejt një jete të shëndetshme.
Ekspertizë e specializuar
Specialistët tanë diagnostikojnë dhe trajtojnë një gamë të gjerë të çrregullimeve të zakonshme dhe komplekse të sistemit gastrointestinal. Gjithashtu, në MIA Clinic do të merrni opsione më të avancuara të trajtimit, duke përfshirë edhe planet e personalizuara dietetike dhe ndryshime në stilin e jetesës.
Qasje multidisiplinare
Problemeve shëndetësore më komplekse i japim zgjidhje duke u konsultuar në staf multidisiplinar. Kjo për të shkurtuar kohën e diagnostikimit dhe vendosjen e një diagnoze të saktë me një plan të duhur trajtimi.
- Screening për kancer kolorektal
- Hemorroide
- Helicobacter Pylori
- Konstipacion
- Diarre
- Vështirësi në gëlltitje
- Sëmundje të kolecistës (Tëmthit)
- Sindromi i zorrës së irrtueshme (SZI)
- Sëmundjet e melcisë – Hepatiti
- Sëmundjet e pankreasit
- Probleme të tretjes dhe stomakut
Për arsye se shumë sëmundje gastroenterologjike zhvillohen me kohën dhe simptomat e tyre shfaqen pas disa muajve ose viteve, diagnostikimi i tyre shpesh është i vështirë.
Opinioni i dytë në lidhje me diagnostikimin dhe planin e trajtimit të sëmundjes, do ju mundësojë të bëni një zgjedhje të mirë informuar.
Ndjekja në vazhdim kryhet që të përditësoheni me situatën dhe ecurinë e sëmundjes tuaj.
Ndjekja e çdo pacienti është po aq e rëndësishme sa çdo hap tjetër i vlerësimit të sëmundjes.
Krijoni një axhendë takimesh me mjekun tuaj në MIA. Kjo rutinë do ju ndihmojë të jeni të informuar mbi situatën tuaj të sëmundjes dhe çdo risi në lidhje me të.
Ne duam të kujdesemi që ju të merrni zgjidhjen e duhur në takim me specialistin. Për të arritur këtë ju rekomandojmë që:
- Të telefononi për të lënë një takim të paktën një ditë para.
- Përshruajini problemin tuaj recepsionistit.
- Merrni me vete gjithë ekzaminimet dhe analizat e deritanshme për t’ja treguar specialistit.
- Njoftoni klinikën një ditë para nëse dëshironi të zhvendosni orarin ose të anuloni takimin.