Gjinekologjia

Kur duhet konsultë gjinekologu?

Konsulta me gjinekologun rekomandohet një herë në vit për kontroll rutinë dhe sa herë keni simptoma që ju shqetësojnë.

Nga cila moshë?

Rekomandohet që vizitat e gjinekologut të fillojnë nga mosha 13 deri në 15 vjeç. Ndërtimi i marrëdhënies me gjinekologun e bën një vajzë ose grua më të sigurt për të bërë pyetje dhe për të ndarë shqetësimet e tyre me mjekun.

Kontrolli vjetor

Në kontrollin vjetor kryhet vizita gjinekologjike, ekzaminime depistuese e analiza sipas rastit dhe imunizim sipas moshës.

  1. Vizitë gjinekologu
  2. Eko pelvike
  3. Pap Test
Opinioni i dytë në lidhje me diagnostikimin dhe planin e trajtimit të sëmundjes, do të mundësojë të bëni një zgjedhje të mirë informuar. Vendimet mbi shëndetin janë më të rëndësishmet, ndaj opinioni i një mjeku tjetër mund të jetë thelbësor për të t’ju qartësuar mbi këtë vendimmarrje.

Ndjekja në vazhdim kryhet që të përditësoheni me situatën dhe ecurinë e sëmundjes tuaj.

Ndjekja e çdo pacienti është po aq e rëndësishme sa çdo hap tjetër i vlerësimit të sëmundjes.

Krijoni një axhendë takimesh me mjekun tuaj në MIA. Kjo rutinë do ju ndihmojë të jeni të informuar mbi situatën tuaj të sëmundjes dhe çdo risi në lidhje me të.

Mund të caktoni një takim me gjinekologen e MIA Clinic duke telefonuar në numrin 0676000085 ose duke na dërguar një email në adresën info@miaclinic.al

Gjithashtu, klikoni më poshtë në “Cakto një takim” për të parë oraret e lira dhe për të vendosur vet ditën dhe orë më të përshtatshme për ju.