Endokrinologjia
Endokrinologjia
Eshtë një specialitet i mjekesise, në të cilin saktësia e analizave laboratorike është shumë e rëndësishme në përcaktimin e saktë të diagnozës.
Trajtim i personalizuar
Konsulta endokrinologjike përfshin diagnostikimin dhe përcaktimin e planit të trajtimit të përshtatur ndaj çdo pacienti dhe diskutimin në staf multidisiplinar të disfunksioneve hormonale komplekse.
Këshillim për stilin e jetesës
Qasje holistike e mbështetje shumë planëshe për ju me ofrimin e këshillimit dhe suportit mbi ndryshimet dietetike dhe stilin e jeteses.
– Diabet
– Dislipidemitë
– Çrregullimet e Tiroides
– Çrregullimet e Paratiroides
– Çrregullimet e Gjendrës së Hipofizës
– Çrregullimet e Gjendrës së Mbiveshkores
Për arsye se shumë sëmundje endokrine zhvillohen me kohën dhe simptomat e tyre shfaqen pas disa muajve ose viteve, diagnstikimi i tyre shpesh është i vështirë.
Opinioni i dytë në lidhje me diagnostikimin dhe planin e trajtimit të sëmundjes, do jë mundësoj të bëni një zgjedhje të mirë informuar.
Ndjekja në vazhdim kryhet që të përditësoheni me situatën dhe ecurinë e sëmundjes tuaj.
Ndjekja e çdo pacienti është po aq e rëndësishme sa çdo hap tjetër i vlerësimit të sëmundjes.
Krijoni një axhendë takimesh me mjekun tuaj në MIA. Kjo rutinë do ju ndihmojë të jeni të informuar mbi situatën tuaj të sëmundjes dhe çdo risi në lidhje me të.
Mësoni më shumë mbi sëmundjen tuaj dhe ndryshimet e mundshme të dietës dhe stilit tuaj të jetesës.