MIA Estetika

Kujdes dhe komoditet

Qëllimi ynë është që të arrini pamjen tuaj më të mirë fizike me trajtime të avancuara dhe efektive. I gjithë procesi, që nga caktimi i takimit, kryerja e trajtimit dhe ndjekja në vazhdim kryhen në mënyrë të tillë që t’ju krijojnë sa më shumë komoditet dhe kënaqësi nga shërbimi.

Efekt i dukshëm dhe natyral

Fokusi ynë primar janë trajtimet e mjekësisë estetike mini-invazive me procedura dhe produkte të sigurta. Kjo në funksion të parandalimit të shenjave të parakoshme të moshës dhe arritjes shëndetshëm në rezultatin e dëshiruar.

Edukim i vazhdueshëm i stafit

Jemi të angazhuar vazhdimisht për pjesëmarrje në trajnimet ndërkombëtare më të rëndësishme të mjekësisë estetike , për të sjellë trajtimet më të reja dhe efektive për klientët tanë.

Trajtimi me Dermapen 4 është një standard i ri i trajtimit microneedling me një diferencë të madhe në rezultatet e trajtimit në krahësim me trajtimet e tjera microneedling. Trajtimi me Dermapen 4 stimulon prodhimin e kolagjenit dhe elastinës në brendësi të lëkurës duke parandaluar dhe trajtuar shenjat e parakohshme të moshës në mënyrë natyrale dhe duke përmirësuar dukshme pamjen e lëkurës.

Indikacionet:

  • Rrudhat fine – rekomandohet 4 seanca nga 30 minuta, çdo 6 javë.
  • Akne – 4-6 seanca nga 10-20 minuta, çdo 2-4 javë.
  • Shenjat pas akneve, djegieve etj. – 4-5 seanca nga 20 minuta, çdo 6 javë.
  • Celulit – 5-8 seanca nga 60 minuta, çdo 6 javë.
  • Strije – 4-6 seanca nga 60 minuta, çdo 6 javë.
  • Pigmentim – 3-6 seanca nga 10-20 minuta, çdo 2-4 javë.
  • Pore të zmadhuara – 4 seanca nga 20 minuta, çdo 5 javë.


Efektet janë të dukeshme që pas seancës së parë duke e lënë lëkurën tuaj të rigjeneruar dhe më të freskët.

Çmimi Dermapen: 130 Eur
Çmimi Dermapen + PRP: 150 Eur

Trajtim i rrudhave të ballit dhe rreth syve. Për një efekt anti-rrudhë të menjëhershëm që zgjat.

Çmimi Full Botox: 200 Eur
Çmimi Baby Botox: 100 Eur

Mbushje me acid hialuronik e rrudhave nazolabiale duke ruajtur buzëqeshjen tuaj natyrale.

Çmimi: 250 Eur

Teknikë për injektimin e vitaminave, enzimave, mineralve dhe acidit hialuronik për një efekt anti-aging.

Çmimi: 90 Eur

Aplikim i një solucioni kimik për eksfolim të lëkurës me efekt reduktimin e rrudhave, njollave nga dielli, shenjave në lëkurë.

Çmimi: 50 Eur

Shtim i volumit dhe rimodelim i mollëzave me acid hialuronik.

Çmimi: 200-400 Eur

Rimodelim i nofullës me acid hialuronik.

Çmimi: 260- 500 Eur

Rimodelim i mjekrës me acid hialuronik.

Çmimi: 200 Eur