Maksim Basho
Mjek imazherist
Bio
Dr. Maksi është mjek imazherist me një eksperiencë pune klinike 20 vjeçare. Ai mendon se një proces i mirë i vlerësimit të pacientit dhe diagnostikimit të hershëm janë thelbësore në uljen e sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë te pacientët me sëmundje të rënda, e për këtë imazheria zë një vend të pazëvendësueshëm.
Dr. Maksi thekson se me zhvillimin e teknologjisë, teknikat imazherike janë modernizuar dhe perfeksionuar duke ndihmuar imazheristin në punën e përditshme, por ndërthurja e tyre me njohuritë klinike dhe aftësinë për vlerësimin e pacientit jo thjesht si diagnozë por si një njeri me një sëmundje të caktuar, e bëjnë rolin e mjekut imazherist themelor qoftë në diagnostikim apo në ndjekjen e pacientëve.
“Krijimi i një marrëdhënieje besimi me pacientët dhe familjarët e tyre, të dëgjuarit e çdo ankese dhe të paturit në vëmendje cilësinë e jetës së pacientit janë disa nga hapat që nuk duhet t’i anashkalojë mjeku imazherist për të patur një rezultat të kënaqshëm drejt shërimit.”
Eksperiencë dhe edukim në vazhdim:
- Pedagog pranë Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike Tiranë.
- Shef i Repartit të Imazherisë të Spitalit të Ri.
- Anëtar i Kryesisë së Urdhrit të Mjekut të Qarkut Tiranë me votim nga Asambleja e Urdhrit të Mjekut.
- Anëtar në të gjitha grupet qendrore të ngritura nga Drejtoria QSUT.
- Doktor i Shkencave me temë: “Vlerësimi Imazherik bashkëkohor i Ekinokokozës së Heparit”.
- Numëron disa dhjetëra botime në revista të huaja dhe të vendit mbi imazherinë dhe çështje të lidhura me të, jo vetëm me moshat e rritura por ka punime shkencore edhe mbi imazherinë në moshat fëminore.
- Specializuar për Rentgendiagnostikën e Sëmundjeve të Gjirit në Itali.
- Organizator i aktiviteteve shkencore dhe konferencave me Shoqatën e Imazherisë Shqipëtare.
- Ka kryer specializimin pasuniversitar për Imazheri në Qëndrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.
- Diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Tiranës si Mjek i Përgjithshëm.