Drini Dobi
Doktor i shkencave mjekësore, Neurolog
Bio
Dr. Drini është neurolog me një eksperiencë pune klinike 25 vjeçare. Ai beson se vënia e një diagnoze të saktë është kyç në gjithë procesin e menaxhimit të sëmundjes.
Eksperienca e gjatë klinike e bën atë konfident në identifikimin e simptomave neurologjike, në vendosjen e saktë të diagnozave dhe trajtimin me efektshmeri të lartë të sëmundjeve neurologjike.
Për të, komunikimi me pacientin dhe familjarët, qartësimi i çdo etape gjatë menaxhimit të sëmundjes dhe edukimi i tyre (si të ndihmojnë veten apo familjarin) në lidhje me sëmundjen dhe rehabilitimin janë themelet mbi te cilat ai ndërton punën e tij të përditshme me pacientët.
Dr. Drini falë aftësive te tij njerëzore bëhet bashkudhëtar me pacientin në rrugën shpesh herë të gjatë të sëmundjes.
Eksperiencë dhe edukim në vazhdim:
- Pedagog i brendshëm pranë Fakultetit të Mjekësisë së Universitetit të Mjekësisë Tiranë.
- Shef i Shërbimit Neurovaskular pranë Polit Administraitv të Integruar të Neuroshkencave.
- Anëtar i Bordit Editorial i revistës shkencore “Clinical Trials in Degenerative Diseases (CTDD)”.
- Anëtar i Bordit të Shoqatës “Medical Institute of Albania”.
- Bashkautor i librit: “Alkoolizmi kronik dhe pasojat mbi sistemin nervor”.
- Ka drejtuar disa projekte dhe botuar një sërë artikujsh mbi problematika të ndryshme neurologjike.
- Anetar i shoqatave dhe organizata me te rëndësishme nderkombetare te Neurologjise dhe pjesëmarrës aktiv në konferencat më të rëndësishme ndërkombëtare me prezantime orale dhe në formë posteri.
- Ka kryer Masterin në “Rehabilitimi fizik në Sëmundjen e Parkinsonit”
- Specializuar për Neurorehabilitm në Institutin Nacional Neurologjik “Carlo Besta”, Milano, Itali
- Ka kryer specializimin pasuniversitar për Neurologji në Shërbimin e Neurologjisë, Qëndra Spitalore “Nëne Tereza” . Gjithashtu ka kryer doktoraturën pranë Departamentit të Neuroshkencave mbi Rehabilitimin post Stroke.
- Diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Tiranës si Mjek i Përgjithshëm.